Впишите название книги, которая вам понравилась,
и выберите наиболее похожую на нее.
Книги, похожие на «George Saoulidis, Pikëll Paj»
”Kur të më shohësh të vdekur prej dashurisë për ty, gruaja ime, dhe buzët e mia të jenë të çelura dhe i zbrazur nga shpirti të jetë trupi im … atëherë, e mbushur me dhimbje dhe keqardhje, do të vish tek ana e krevatit tim dhe me zë të ëmbël dhe të ulët do të thuash: Unë jam ajo që të ka vrarë dhe e penduar jam kthyer…”. Dy trupa, një shpirt i vetëm. Një kthim në jetë një shekull e gjysmë pas herës së parë që asgjëson kufijtë e caktuar nga koha. Një jetë e re apo vetëm një shpërblim. Po sigurisht një dashuri e re që çel në rishikimin e përditësuar të një të kaluare tashmë të zhdukur. ”NJË FLLUSKË JASHTË KOHE” është një Roman i pasur me emocione, me imazhe dhe të papritura që e mbajnë lexuesin të gozhduar deri në faqen e fundit.Po sikur të ishte e vërtetë se të gjithë ne jetojmë një jetë të dytë? Po sikur të rriteshim me sigurinë e të kujtuarit të një jete të mëparshme? Katherine, nga të gjithë e quajtur Kate, është një grua e re italo-amerikane që jeton në New York. Shumë janë të bindur që ka probleme mendore, përfshirë familjen e saj të origjinës. Por, nuk është kështu: e veçanta e saj është që kujton me qartësi absolute detajet e një jete të saj të kaluar, jetë e jetuar në një vend të largët nga qyteti i saj i lindjes. Tashmë tridhjetë e pesë vjeçare, vendos të kthehet në Joseph, në kontenë e Wallowa-s, në Oregon, ku është e sigurtë se ka jetuar. Kërkon të kaluarën e saj, atë që qe shpirti i saj i mbyllur në trupin e një gruaje të kohërave të tjera. E detyruar të ndalojë në Portland nga një shtrëngatë, takon John-in, me të cilin përjeton një tërheqje të çuditshme. Ai do ofrohet ta ndihmojë të kërkojë gjurmët e kësaj të kaluare që nuk rresht së obsesionuari atë. Një pikturë, një puthje, një shtëpi dhe një ditar i shkruar nga ajo vetë në gjysmën e dytë të viteve tetëqind, gjithçka konvergon drejt një zbulimi befasues ruajtur për një finale të aftë për ta bërë këtë roman të paharrueshëm.
Qendra Historike e Bolonjës. Agjenti i policisë Stefano Xamanji gjendet para një tentative grabitjeje, duke arritur ta ndalojë. Shumë shpejt mësohet se kush është grabitësi dhe kështu fillojnë kërkimet për kapjen e tij. Por puna e Forcave të Policisë merr goditje nga kërcënime dhe kanosje reale. Çfarë fshihet pas kësaj? I takon Xamanjit dhe njerëzve të tij ta zbulojnë, duke i dhënë fund në mënyrë të pashmangshme një vorbulle frike dhe tmerri në kufijtë e së pamundurës.
Një zbulim i rastësishëm shkencor është fillimi i një aventure tronditëse që shtyhet menjëherë drejt kufijve të shkencës dhe tenton ti tejkalojë ato. Protagonistët sillen nëpër shtigje të pazakonta, të papritura, dhe përballen me situata plotësisht jashtë të zakonshmes. Aventura e shkencës dhe e teknologjisë bëhet edhe aventurë e brendshme për disa nga ata, duke zbuluar pamje të intimitetit dhe seksualitetit të tyre të panjohura më parë. Në një sekuencë të pasur me ngjarje emocionale dhe drastike, historia përfshin lexuesin dhe e mban në ankth nga fillimi deri në fund.
Një libër nga LS Morgan Një përrallë tërheqëse dhe dramatike, që na udhëheq drejt ndjenjave të thella dhe pyetjeve të çmuara. Dhimbja, humbja dhe ndjenjat e një vajze 8-vjeçare përjetohen fuqishëm dhe ne rrëmbehemi në një udhëtim, pas në kujtimet e saj, në vendin e kujtimeve të dhimbshme, por gjithashtu të dashura: shtëpinë e saj.
Um homem a beira da morte conta para sua bisneta que assinou uma ordem de não reanimação, instruindo a equipe médica a deixá-lo morrer, caso seja constatada morte cerebral.Ele é convidado a participar de uma longa jornada, que ele acredita se passar em seu subconsciente enquanto seu corpo é mantido vivo contra sua vontade. O que acontece perante ele pode ser uma alucinação elaborada causada pelo efeito psicodélico dos anticolinérgicos correndo pelo seu corpo, ou esses eventos estranhos e catárticos estão realmente acontecendo?
Понравилось, что мы предложили?